Josa: Të mos mungojë egoja ndaj Kukësit

Futboll

Josa: Të mos mungojë egoja ndaj Kukësit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:07
Josa

Mirel Josa, në prag të ndeshjes me Kukësin, ka dalë para mediave dhe fillimisht u ndal te nisje me humbje ndaj Erzenit. “E kishim menduar më të lehtë ndeshjen me Erzenin. Na hapën probleme. Na mungoi pozitiviteti dhe karakteri.

Nesër asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Duhet të tregojmë ato që nuk i treguam në sfidën e kaluar. Nuk e konsideroj më të vështirë se sfidën me Shijakun, e konsideroj një ndeshje të radhës”.

“Esat Mala? Nuk flasim për individë, por për skuadër. Duhet të jemi të përgatitur për luftë. Esati është një plus për skuadrën tonë. Më intereson të kem kontingjentin e plotë.

Them se kemi një skuadër më të plotë. Më intereson të mos na mungojë egoja dhe mendimi për ta fituar ndeshjen. Nesër kemi të bëjmë me një skuadër që është ndërtuar për të fituar”.

“Humbja me Erzenin? Ne ramë në një batak nga i cili vetëm ne duhet të dimë të dalim. Duhet të shkojmë me personalitetin dhe iniciativën e duhur për të dalë nga kjo gjendje. Duhet të përmirësojmë episodet që të arrijmë atë që duam ne”.

“Fitorja detyrim ndaj Kukësit? Çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar. Më mirë që humbja erdhi ndeshjen e parë me Erzenin. Ne duhet të bëjmë lojën tone”, u shpreh trajneri Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat