Muriqi i shkakton disfatën e parë Balliut

Futboll

Muriqi i shkakton disfatën e parë Balliut

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 22:20
Muriqi

“Derbi” mes Ivan Balliut dhe Vedat Muriqit në “Campo de Futbol de Vallecas” është mbyllur me fitoren 0:2 në transfertë të Mallorcas ndaj Rayo Vallecano.

Ndeshja është dominuar e gjitha nga ekipi i mbrojtësit “kuqezi” megjithatë fati ishte në anën e miqve dhe sulmuesit dardan.

Ishte pikërisht Muriqi ai që zhbllokoi rezultatin e kësaj sfide duke gjetur rrugën drejt rrjetës me një super goditje me kokë në minutën e 13’ dhe duke i dhuruar avantazhin skuadrës së Mallorcas. Ndërsa në minutën e 64’ Lee Kang-In do të dyfishonte rezultatin për skuadrën mike.

Kështu pas tre javësh kampionat në La Liga, Mallorca merr fitoren e parë dhe renditet në vend të shtatë me 4 pikë.

Ndërsa Rayo Vallecano pëson disfatën e parë në këtë edicion dhe si rrjedhojë aktualisht renditet në vend të nëntë të tabelës së La Liga-s me 4 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat