Man United dhe Ajax arrijnë akordin për transferimin e Antony

Futboll

Man United dhe Ajax arrijnë akordin për transferimin e Antony

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 20:39
Man United dhe Ajax arrijnë akordin për transferimin e Antony

Antony është dëshira kryesore e Erik Ten Hag, holandezi po e dëshiron brazilianin në skuadër me çdo kusht.

Ajax fillimisht nuk ishin të mendimit për të larguar Antony, por oferta prej 100 milionë eurove nga United, siç duket i ka ndryshuar mendjen holandezëve që sipas raportimeve të fundit, e kanë pranuar ofertën e Djajve të Kuq.

Pas realizimit të transferimit të Antony, United besojnë se mund të nënshkruajnë edhe me një mbrojtës së krahut të djathtë, gjithashtu me një portier.

United të enjten udhëton drejt King Power Stadium, aty ku e pret skuadra e Leicester Cityt e cila nuk e ka filluar aspak mirë kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat