Fiorentina i hap krahun Sassuolos

Futboll

Fiorentina i hap krahun Sassuolos

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 10:42
Bajrami

Fiorentina ka vendosur në “stand by” tratativat për transferimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami. Drejtuesit po kthjellohen mirë para se të bëjnë një sulm final për ta blerë fantazistin e Empolit.

Arsyeja pse është pezulluar kjo pistë në merkato lidhet me idetë e trajnerit Vincenzo Italiano, i cili preferon që të luajë me modulin 4-3-3. Në këtë sistem Bajrami nuk e gjen vetën plotësisht, pasi do i duhet të luajë si “gjysmë-mesfushor”.

Lojtari i kombëtares shqiptare bën më mirë trekuartistin, që me skemën e Italianos del jashtë loje. Te Fiorentina do të duhet ta ndajnë mendjen shpejt, pasi për shërbimet e Bajramit interesohet edhe klubi i Sassuolos.

Trajneri Dionisi e njeh mirë mesfushorin, pasi për gati një vit e ka pasur nën urdhra kur ka drejtuar skuadrën e Empolit. Bajrami vlerësohet nga klubi italian 10 milionë euro, por deri më tani asnjë klub nuk e ka dorëzuar një ofertë zyrtare për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat