Prishtina - Ballkani: Dy tifozeritë Plisat dhe Xhebrailat premtojnë spektakël

Futboll

Prishtina - Ballkani: Dy tifozeritë Plisat dhe Xhebrailat premtojnë spektakël

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:32
Ilustrim

Prishtina në javën e pestë në futbollin, do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, para publikut të tyre, si nikoqir i Ballkanit të cilët të gjitha ndeshjet si vendas deri më tani i kanë zhvilluar në Fadil Vokrri.

Tifozët e Prishtinës, Plisat kanë njoftuar se do të jenë në numër të madh për këtë përballje, duke premtuar se atmosfera në tribuna, do të jetë faktori kyç për mposhtjen e Ballkanit.

Xhebrailat në anën tjetër kanë bërë me dije se do të jenë prezent në Fadil Vokrri, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës Historia e re ka tani emrin tonë thuhet në postimin e tifozerisë së Ballkanit.

Prishtina për këtë përballje ka vendosur që biletat të dalin në shitje të premten, ndërsa çmimet janë mjaftë të arsyeshme, madje duke hapur dy sektorë falas për të gjithë tifozët që duan të jenë prezent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat