Maqedonia U21 në Kroaci

Futboll

Maqedonia U21 në Kroaci

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 10:36
Maqedonia U21 në Kroaci

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të marrë pjesë në një turne kontrollues që do të mbahet në Kroaci në periudhën prej 21 deri më 26 shtator.

Krahas përfaqësueses tonë do të marrin pjesë edhe kombëtaret e Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Kroacisë.

Ndeshjet e turneut do të zhvillohen në Mura. 

Ndeshjen e parë e luajmë kundër Shqipërisë më 23 shtator.

Më 26 shtator do të përcaktohet më tej se cila nga përfaqësueset e Kroacisë dhe Arabisë Saudite do të jetë kundërshtari ynë i radhës.

Gjenerata e re e Maqedonisë nën moshën 21 vjeçare luajti dy ndeshje kontrolluese në shtëpi kundër përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës.në qershor. Në të dyja ndeshjet, skuadra udhëhequr nga seleksionuesi Dragi Kanatlarovski fitoi me rezultat 2:1 dhe 1:0.

Grumbullimi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë është caktuar për më 18 shtator në hotel Park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat