Diaz rrezikon të hiqet nga lista e UEFA-s

Futboll

Diaz rrezikon të hiqet nga lista e UEFA-s

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 11:53
Diaz

Brahim Diaz mund të përjashtohet nga lista e UEFA-s së Milanit.

Spanjolli është në balotazh me Yacine Adli dhe sot Stefano Pioli do të duhet të marrë një vendim pasi skadon afati për dorëzimin e emrave të 24 lojtarëve në UEFA duke respektuar të gjitha kriteret.

Shtatë nga 31 të pranishëm në skuadër do të shkrutohen, përjashtimet e Tatarusanu, Bakayoko, Ibrahimovic dhe Lazetic janë pothuajse të sigurta.

Pastaj tre lojtarë të tjerë do të duhet të sakrifikohen dhe logjika të shtyn të mendosh për një playmaker dhe dy mbrojtës ku i dyshuari numër një është Ballo-Toure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat