Drogba i lumtur që Aubameyang iu bashkua Chelseas

Futboll

Drogba i lumtur që Aubameyang iu bashkua Chelseas

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:56
Drogba i lumtur që Aubameyang iu bashkua Chelseas

Legjenda e Chelsea-t, Didier Drogba është shprehur i lumtur që Pierre-Emerick Aubameyang është bërë pjesë e klubit londinez.

Aubameyang dy ditë më parë iu bashkua Chelseat nga Barcelona. Sulmuesi nga Gaboni tek londinezët do të vesh fanellën më numër 9.

Drogba përmes rrjeteve social, ka thënë se është i kënaqur që Aubameyang do ta sheh në ‘Stamford Bridge’.

“Më në fund! Kujtoje kohën kur folëm vite më parë. Gëzohem për ty vëlla”, ka shkruar Drogba.

Tifozët e Chelseat shpresojnë se Aubameyang mund të ketë ndikim të ngjashëm me Drogba, i cili kishte shënuar 164 gola gjatë dy periudhave të tij në ‘Stamford Bridge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat