Anglezët refuzuan!

Futboll

Anglezët refuzuan!

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:22
Neymar

Merkato në Europë tashmë është mbyllur, por orët e fundit të saj rezervojnë gjithnjë surprizateksa kryhen transferime të cilat nuk përmenden më parë në media. Edhe në këtë merkato të fundit, për pak sa nuk është bërë realitet një lëvizje e bujshme teksa prestigjiozja spanjolle Marca, zbulon se PSG i ofroi kartonin e Neymar, Manchester Cityt. Në fakt, duket pak e çuditshme pasi braziliani është padyshim lojtari më në formë i kryeqytetasve duke realizuar një mori me gola dhe asiste.

Megjithatë, duket kjo lëvizje e drejtuesve francezë ka të bëjë me Kylian Mbappe dhe shoqërinë e thyer mes tij e Neymar.

Mesa duket, edhe pse në fushë, dyshja ka nisur të këmbejë më shumë pasime e përqafime pas golave të realizuar, duket se gjithçka bëhet për shoë pasi situata në dhomat e zhveshjes mes palëve vijon të jetë e nderë.

Gjithsesi, Manchester City dhe Pep Guardiola refuzuan kategorikisht mundësinë e transferimit të Neymar kërkojnë të ruajnë ekulibrat në organikën e tyre. Tashmë, teknikut Galtier të PSG i takon t’i bëjë yjet e tij të bashkëpunojnë pasi përndryshe rrezikojnë një tjetër dështim në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat