Bellai: Përgëzoj çunat për lojën

Futboll

Bellai: Përgëzoj çunat për lojën

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:40
Bellai: Përgëzoj çunat për lojën

Bylisi u mposht nga Partizani në sfidën e 3-të të kampionatit, me ballshiotët që marrin dhe humbjen e parë në këtë sezon.

Pas kësaj humbje, për “Oversport” ka folur trajneri i Bylisit, Arian Bellai, i cili ka përgëzuar futbollistët për lojën, ndërsa ndjen keqardhje për rezultatin.

 “Dua të përgëzoj çunat, që luajtën si ta barabartë me Partizanin dhe në fushë nuk u duk ndonjë diferencë e madhe me emrat e mëdhenj të futbollit.

Nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve në Superiore, është rezultati ai që i ndan skuadrat. Jam i kënaqur nga impenjimi dhe reagimi i çunave. Antoni nuk luajti, por të gjithë lojtarët janë njësoj për mua. Klubi ka politikat e tij dhe investon te ata që kanë kontrata shumëvjeçare. Besoj se do gjendet dakortësia me presidentin për të vazhduar me ne, sepse na mungoi.

Besoj se skuadra luajti mirë. Partizani ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë dhe ata bëjnë diferencën. Nuk besoj që ka pasur problem transferimi i Prekës në ditët e fundit, sepse kemi lojtarë shumë të mirë në këtë rol. Djemtë fituan eksperiencë sepse luajtën si të barabartë me Partizanin. Mungesa e përqendrimit te goli bënë diferencën. Duhet edhe fat ndaj ekipeve me emër dhe me më shumë cilësi”, ka thënë Bellai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat