Juventusi prezanton të ardhmen, “Zonja” kapte fort pas talenteve

Futboll

Juventusi prezanton të ardhmen, “Zonja” kapte fort pas talenteve

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 21:08
Juventusi prezanton të ardhmen

Në këtë moment krize dëmtimesh, por edhe shumë lojtarëve që nuk po rriten në nivelet e tyre, Juventusi është kapur fort te disa prej talenteve të formuar në akademinë e tyre, të cilët dje drejtorët Kerubini dhe Arrivabene kanë dashur që t’i prezantojnë përpara medias dhe t’i nderojnë ata.

Në sallën e konferencave ishin sulmuesi Matias Soule dhe mesfushorët Fabio Mireti dhe Nikolo Faxholi.

Të tri këta kanë shprehur emocionet e tyre dhe sesa të lidhur janë me fanellën bardhezi, por nga ana tjetër edhe dy drejtuesit e lartë janë mburrur me trion e talentuar:

“Është një krenari të prodhosh lojtarë në akademi dhe në të ardhmen duam të bëjmë edhe diçka më shumë se ata. Tani që kemi edhe skuadrën e dytë, Juventus U23, mendoj se lojtarët tanë kanë një shans më shumë për të ardhur më të përgatitur në ekipin e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat