Aliti: Të vazhdojmë serinë e fitoreve

Futboll

Aliti: Të vazhdojmë serinë e fitoreve

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:37
Aliti: Të vazhdojmë serinë e fitoreve

Voska Sport e ka nisur sezonin e ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë në mënyrën më të mirë.

Skuadra e drejtuar nga Berat Imeri ka regjistruar 3 fitore nga po aq ndeshje, për më tepër duke mos pranuar asnjë gol.

Sfidën e radhës Voska Sport do ta zhvillojë kundër Besës së Dobërdollit, skuadër kjo që gjithashtu nuk ka shijuar ende disfatë në sezonin e ri, mirëpo që aktualisht ka 4 pikë më pak se kundërshtari i saj.

Në prag të kësaj sfide që do të zhvillohet në Ohër, nga tabori i skuadrës vendase të Voska Sport, ka folur Arlind Aliti, i cili deri edicionin e kaluar ishte pjesë pikërisht e Besës së Dobërdollit.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, pasi e kemi parasysh se çfarë skuadre kemi përballë.

Ata vinë prej disa rezultateve pozitive, por ne jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen që na pret nesër kundër ekipit të Besës nga Dobërdolli.

Kemi forca dhe jemi të motivuar në çdo aspekt që pikët të ngelën në Ohër dhe ta vazhdojmë serinë pozitive të ndeshjeve pa disfatë, që nesër mund ta çojmë deri në 4 ndeshje” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit, Arlind Aliti.

Ndeshja midis Voska Sport dhe Besës së Dobërdollit sot do të zhvillohet në stadiumin  “Burimet e Biljanës” me fillim në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat