Shtohet konkurrenca për Caicedon

Futboll

Shtohet konkurrenca për Caicedon

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:57
Shtohet konkurrenca për Caicedon

Moises Caicedon është një nga mesfushorët e kërkuar nga skuadrat e Premier League. Mesfushori luan me Brighton ndërsa tashmë është kthyer në objektivin kryesorë të disa skuadrave.

“The Mirror” ka raportuar se Graham Potter e dëshiron ekuadorianin në “Stamford Bridges” gjatë merkatos së janarit.

Por për të arritur te Caicedo, Chelsea duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Liverpool dhe Manchester United.

Me të mësuar për interesimin e top klubeve për Caicedon, Brighton po mendon ta bind yllin e tyre të ri të vazhdoj kontratën dhe janë gati ta bëjnë lojtarin e dytë më të paguar në klub me pagë prej dy milionë funteve në sezon.

Brighton ka shpenzuar pesë milionë euro për afrimin e lojtarit, derisa tani vlera e tij sipas mediave në Ishull ka shkuar mbi 30 milionë.

20-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë sezon duke shënuar edhe një gol për skuadrën bardhekaltër.

Gjithsesi lojtari është gati për ta bërë një hap të madh në karrierë, por mbetet të shihet nëse Brighton do të heq lehtë dorë nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat