Aleksandar Albon, do të mungojë edhe në garën e Singaporit

Futboll

Aleksandar Albon, do të mungojë edhe në garën e Singaporit

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:46
Aleksandar Albon

Një fundjavë për t’u harruar ajo që kaloi për pilotin Aleksander Albon, që garon në Formula 1 me Uilliams. Mesnatën e së premtes ai pati probleme me apendisitin dhe u operua ditën e shtunë, duke mos garuar në pistën e Monza. Gjithsesi, problemet për pilotin britanik nuk përfunduan këtu.

Ai ka përfunduar në terapinë intensive i intubuar, për shkak të një komplikacioni që pati pas operacionit. Sipas mjekëve, Albon kishte vështirësi me frymëmarrjen.

Sipas skuadrës Uiliams, një situatë disi problematike, por masa e marrë ishte paraprake, për të evituar më të keqen. Ai qëndroi në terapi intensive vetëm 24 orë dhe aktualisht ndodhet sërish në pavion.

Pritet që piloti të lërë spitalin brenda 48 orëve, por nuk dihet nëse do të garojë në pistën e Singaporit pas 10 ditësh. Ai nuk mori pjesë në garën e Monza dhe u zëvendësuar nga holandezi Nik De Vries.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat