Bayerni tentoi t’i rrëmbente talentin e madh Barcelonës

Futboll

Bayerni tentoi t’i rrëmbente talentin e madh Barcelonës

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 16:21
Bayerni tentoi t’i rrëmbente talentin e madh Barcelonës

Gazetari spanjoll, Sique Rodríguez, ka rrëfyer një prapaskenë të merkatos, që lidhet me futbollistin e talentuar të Barcelonës, Pedri.

Është një nga lojtarët më premtues në qarkullim dhe klubet më të mëdha në Evropë do ta donin në organikën e tyre.

E ka kërkuar edhe Bayerni, madje i bërë ofertë konkrete Barcelonës për kartonin e lojtarit të ri menjëherë pas përplasjes së famshme të Championsit, të cilën kampionët e Bundesligës e fituan thellë 2-8.

Pas orë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, përfaqësues të Bayernit kanë kontaktuar Barçën duke ofruar 12 milionë euro për Pedrin. Përgjigja ishte e prerë: “Jo”. Në atë kohë nuk ishte e qartë se çfarë ecurie do të kishte futbollisti i ri, pasi ai ende nuk kishte debutuar me ekipin e parë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat