Interes jo i lartë për Shqipëri-Islandë

Futboll

Interes jo i lartë për Shqipëri-Islandë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:23
Shqipëri

Interes jo i lartë për Shqipëri-Islandë, ja sa tifozë priten në shkallët e “Air Albania”!

Disfata në Izrael zbehu disi entuziazmin e tifozëve për sfidën mes Shqipërisë dhe Islandës, teksa burime për SuperSport kanë konfirmuar se deri dy orë para ndeshjes, janë shitur rreth 8500 bileta.

Duke raportuar nga stadiumi “Air Albania”, gazetari i SuperSport, Sokol Xhihani tha se pritshmëritë janë për rreth 9-10 mijë tifozë në shkallët e stadiumit, një shifër thuajse sa gjysma e kapacitetit të impiantit.

Natyrisht zhgënjimi për humbjen në Izrael, por edhe moti i keq në Tiranë, janë dy nga faktorët që kanë zbehur disi interesimin e tifozerisë për ndeshjen ndaj Islandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat