Dy super derbi të shtunën dhe dielën

Futboll

Dy super derbi të shtunën dhe dielën

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 13:00
Dy super derbi të shtunën dhe dielën

Premier League rikthehet nesër me ndeshjet e javës së 9-të. Gjithçka do të nis me derbin e Londrës mes Arsenalit dhe Tottenhamit. Topçinjtë e Londrës do të kërkojnë një tjetër fitore për të vijuar ecurinë fantastike, por përballë është skuadra e Contes, i cili di mjaft mirë që të marrë maksimumin në sfida të tilla.

Liverpooli pritet të mos ketë aspak një duel të lehtë ndaj Brighton, që po kalon një sezon shumë të mirë. Ekipi i Klopp mban vendin e 8-të me vetëm 9 pikë ndaj dhe e ka fitoren si një detyrim.

Të dielën ndërkohë vjen derbi i Manchester, mes City-it dhe United, me të dyja skuadrat që synojnë një fitore për të qëndruar në vendet e para të renditjes. Skuadra e Ten Hag është përmirësuar ndjeshëm në javët e fundit, ndaj dhe shihet si një duel që do të ketë mjaft rivalitet.

Të shtunën

Arsenal – Tottenham (ora 13.30)

Bournemouth – Brentford (16:00)

Crystal Palace – Chelsea (16:00)

Fulham – Newcastle (16:00)

Liverpool – Brighton (16:00)

Southampton – Everton (16:00)

West Ham – Wolverhampton (18.30)

Të dielën

Manchester City – Manchester United (15:00)

Leeds – Aston Villa (17.30)

Të hënën

Leicester – Nottingham Forest (21:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat