Zanetti: Ismajli ka pësuar një dëmtim të rëndë moskulor

Futboll

Zanetti: Ismajli ka pësuar një dëmtim të rëndë moskulor

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:11
Zanetti: Ismajli ka pësuar një dëmtim të rëndë moskulor

Në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes ndaj Empolit, ka folur trajneri Paolo Zanetti. Në periudhën e ndeshjeve në kombëtare, ndodhi edhe dëmtimi i Ismajlit.

“Ishin dy javë e pazakontë, sepse të stërvitesh me kaq pak lojtarë nuk është normale. Për fat të keq kemi humbur Ismajlin, duket si një dëmtim i rëndë muskulor.

Sot u dëmtua edhe Akpa Akpro, nesër nuk do të jetë në ndeshje. Duhet të kemi një raport më të mirë për kushtet e secilit”, deklaroi Zanetti.

Ismajli këtë sezon ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur, duke qenë titullar në mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat