Faton Hasani për FC Ferizajn: Çdo gjë që fillohet keq, përfundon keq!

Futboll

Faton Hasani për FC Ferizajn: Çdo gjë që fillohet keq, përfundon keq!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 tetor 2022 Në ora: 21:25
Faton Hasani

Klubi i futbollit Ferizaj sot ka mbetur pa kryetarjner dhe pa drejtor sportiv. Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit dhe Agron Selmani nga pozita e drejtorit sportiv.

Faton Hasani, biznesmen dhe kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti të Ferizajt (meshkujt), si ferizajas, shprehet kritikë për gjendjen e klubit të futbollit Ferizaj.   

“Dorëheqjet e krerëve të futbollit ferizajas janë si rezultat i bindjes së tyre në dështimin e klubit dhe rënin e garantuar nga liga aktuale dhe si ferizajas na vjen keq për një gjendje të tillë.

Çdo gjë që fillohet keq, përfundon keq, në këtë situatë dëshpërimi, përgjegjësia bie mbi udhëheqësin e klubit të cilët përkundër donacioneve të shumta të kompanive ferizajase keqmenaxhuan me klubin dhe e sollën në këtë gjendje. 

Edhe sportet tjera hendbolli, basketbolli, etj. nuk janë në pozitat ku duhet të jenë prandaj Komuna duhet të organizoj një tryezë bashkë me udhëheqësit e klubeve dhe ta hartoj një strategji e cila e nxjerr sportin ferizajas nga problemet e akumuluara për 20 vite nga individ të ndryshëm që kanë lëvizur herë nga njëri e tjetri klub për ta sjellur sportin ferizajas në këtë gjendje dëshpëruese.

Sportin në Ferizaj nuk mundë dhe nuk duhet ta mbajë pengë askush”, ka deklaruar Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat