​Sfidat e Championsit, Milan-Chelsea përballen në “San Siro”

Futboll

​Sfidat e Championsit, Milan-Chelsea përballen në “San Siro”

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Do të zhvillohen sot ndeshjet e rrethit të katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “San Siro”, aty ku do të ballafaqohen Milani dhe Chelsea, transmeton KosovaPress.

Kampioni i Serie-A do të kërkojë hakmarrje pas humbjes me rezultat 3-0 javën e kaluar në “Stamford Bridge”. Për të dy skuadra, një humbje eventuale sot do t’i komplikonte shumë gjërat sa i përket objektivit për të kaliuar na fazën tjetër.

Të dyja kanë nga katër pikë, një më pak se Salsburgu që është lider i Grupit E.

Sfidat tjera janë këto:

Nga ora 18:45 ballafaqohen:

Copenhaha-Manchester City

Macxabi Haifa-Juventus

Kurse nga ora 21:00 zhvillohen këto ndeshje:

Milan-Chelsea

Celtic, Leipzig

D.Zagreb-Salsburg

Dortmund-Sevilla

PSG-Benfica

Shakhtar Donetsk-Real Madrid

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat