Tonali akuzon arbitrin

Futboll

Tonali akuzon arbitrin

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:18
Tonali akuzon arbitrin

Sandro Tonali gjithashtu ka kritikuar gjyqtarin në ndeshjen kundër Chelsea e cila përfundoi me rezultatin 0-2.

“Ne filluam një ndeshje të mirë, me ndihmën e tifozëve tanë. Më pas ishte ai problem që u përballëm, atë që arbitri krijoi.

Një penallti dhe një karton i kuq në Champions League pas më pak se 20 minuta nuk do të ishte dhënë kurrë.

Ndër të tjera, arbitrimi i tillë, me 7 faulle dhe 4 kartona në pjesën e parë ishte i ekzagjëruar, na dërguan arbitrat në këtë rezultat. Në çdo rast, ne luajtëm me zemër falë edhe tifozëve tanë”, është shprehur mesfushori italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat