Frashëri justifikon humbjen

Futboll

Frashëri justifikon humbjen

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 23:19
Frashëri

Ballkani doli i mposhtur me rezultatin 1-2 nga ndeshja me Sivassporin teksa pas sfidës portieri Stivi Frashëri për SuperSport theksoi se episodet po e ndëshkojnë skuadrën ndërsa shtoi se ekipi duhet ta marrë këtë situatë pa stres dhe të mendojë për ndeshjet e radhës.

“Janë disa momente në futboll që të dënojnë, bëmë pjesë të parë të mirë, e nisëm ashtu edhe pjesën e dytë. Janë episode që na ndëshkojnë dhe po ndodhin shpesh, ishte fati dhe futbolli është episodik”.

“Lodhja ndikon se kemi luajtur mes kampionatit dhe Evropës, por rastet për të mbyllur ndeshjen i kishim”.

“Nëse do të ishte një terren tjetër do të ishte ndryshe. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, ne do ta marrim pa stres. Kemi edhe dy ndeshje dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Frashëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat