“Zonja e Vjetër” frymëzohet nga derbi 2015-2016

Futboll

“Zonja e Vjetër” frymëzohet nga derbi 2015-2016

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:46
“Zonja e Vjetër” frymëzohet nga derbi 2015-2016

Juventusi ka humbur vetëm një nga 32 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Torinos (23F, 8B).

Hera e fundit që Torino e ka mbajtur portën të paprekur ndaj Juves në Serinë A daton më 26 shkurt 2008. Që atëherë bardhezinjtë kanë shënuar 40 gola në 22 derbi me një mesatare prej 1.8 golash për ndeshje.

Pas barazimit të sezonit të shkuar, Torino mund të mbetet e pamposhtur për dy ndeshje radhazi në kampionat kundër Juventusit për herë të parë që nga 2001/2002 (dy barazime).

13 pikë në 9 javët e para janë rekordi më negativ për Juven që prej 2015-2016 (12 pikë), një ecuri që ndryshoi atë sezon pikërisht kundër Torinos në javën e 11-të që nisi më pas një seri prej 15 fitoresh radhazi.

Juventusi nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serinë A në transfertë dhe nuk arrin në shtatë radhazi pa fitore, që nga gushti 2010.

Juventusi është skuadra që ka shënuar më së shumti gola në 15 minutat e para të lojës në këtë kampionat (25% të golave), ndërsa Torino nuk e ka gjetur ende golin në këtë interval kohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat