Araujo për Benzeman: Sulmuesi më i ashpër me të cilin jam përballur

Futboll

Araujo për Benzeman: Sulmuesi më i ashpër me të cilin jam përballur

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 09:06
Ronald Araujo

Ronald Araujo ka folur në lidhje me lojtarin më të vështir me të cilin është përballur.

Mbrojtësi uruguaian është një ndër më të mirët në pozicionin e tij.

Ai ka aftësi të mira në fazën e mbrojtjes, duke e bërë një nga më të dalluarit viteve të fundit në atë pozitë.

Së fundmi Araujo ka treguar se Karim Benzema është sulmuesi më i vështirë me të cilin është përballur.

“Karim Benzema sulmuesi më i ashpër. Ai është një lojtar shumë i zgjuar, ai e di kur të ndalet, si të lëvizë, si t’i lëvizë shokët e skuadrës. Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm kur luani kundër tij”, u shpreh uruguaiani.

Kujtojmë që Araujo nuk do jetë me ekipin në ndeshjen e nesërme ndaj Realit, për shkak të një lëndimi të pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat