Memeti shkëlqeu me dy gola

Futboll

Memeti shkëlqeu me dy gola

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 23:22
Memeti shkëlqeu me dy gola

Të rinjtë e Kumanova Milano (gjenerata 2006) kanë shënuar një fitore të rëndësishme në fushë të vet kundër Akademija Pandev nga Strumica me rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme të javës të Ligës së pionierëve, shkruan Open-TV.

Në këtë takim interesant ka shkëlqyer sërish talenti i r,i Shaban Memeti, i cili ka shënuar dy gola të radhës, secili më i mirë se tjetri.

E babai i tij, Visar Memeti ka shkruar në rrjetin social Facebook se djali i tij këto dy gola ia kushton gjyshit të tij, që e mbështetë në çdo ndeshje, ndërsa golin tjetër trajnerit Erkan Jusufit.

Shabani i ri e ka trashëguar emrin e gjyshit dhe kënaqësia e këtij të fundit kur e shikon nipin në stadium është e madhe.

Në stadium ata kanë bërë një foto të përbashkët, duke shprehur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

“KF Kumanova-Milano 3:1 FK Akademija Pandev. Shabani shënoi dy gollat, njërin ja përkushtoi babushit Shaban që e bëni krenarë, kurse tjetrin gol ia përkushtoi trajnerit me ekipin. Sukseset iu përcjellëshin trajnerë Erkan Jusuf  dhe Oktaj Jusuf,  mos u ndalshin fitoret. Urime!!!!”, ka shkruar Visar Memeti, babai i Shabanit.

Sa për kujtesë, Shaban Memeti është nip i futbollistit të Kombëtares, Taulant Seferi, i cili aktualisht luan në Vorskla të Ukrainës, dhe golat po i feston në stilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat