Polemika nga Casillas dhe Real Madrid

Futboll

Polemika nga Casillas dhe Real Madrid

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:40
Polemika nga Casillias dhe Real Madrid

Shumë polemika kishte në ditën e djeshme në mbrëmjen e madhe të “Ballon d’Or”.

Këtë herë flitet për ekipin më të mirë të vitit, që u shpall Manchester City. Në vendin e dytë vinte Liverpul, ndërsa në të tretin Reali i Madridit.

Por spanjollët arritën që të fitonin Superkupën, La Ligën dhe Champions League.

Pavarësisht këtyre sukseseve, për ekipin e Ançelotit ishte vetëm vendi i tretë. Madrilenët reaguan menjëherë pas çmimit duke publikuar një “emoji” me sy, për të treguar mosbesimin, ndërsa Casillias i ka konsideruar thjeshtë: “Këto janë çmime qesharake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat