Daja dhe zëvendëstrajneri i Drenicës dënohen nga Komisioni i FFK-së

Futboll

Daja dhe zëvendëstrajneri i Drenicës dënohen nga Komisioni i FFK-së

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:05
Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe zëvendëstrajneri i Drenicës, Bekim Xani nuk do të jenë për dy ndeshje në vendet e zakonshme në stadium për shtabet teknike. Ata janë dënuar nga Komisioni i Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo për shkak të sjelljes së tyre gjatë ndeshjes mes këtyre dy ekipeve në kuadër të Superligës. 

Njoftimin për masën e ka bërë FFK. 

Gjithashtu pa masë nuk ka shpëtuar edhe futbollisti i Ballkanit, Albin Berisha.   

"Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC “Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndihmëstrajneri i FC ”Drenica”, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK", ka njoftuar FFK.

Drenica dhe Ballkani luajtën baraz në ndeshjen e fundit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat