Fernandes: Kontakte të tilla ndodhin në çdo ndeshje të Premier Ligës

Futboll

Fernandes: Kontakte të tilla ndodhin në çdo ndeshje të Premier Ligës

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 00:39
Pamje nga ndeshja

Armando Broja e nisi nga stoli ndeshjen e djeshme kundër Manchester Utd

Sulmuesi shqiptar u bë menjëherë protagonist në momentin që shkeli në fushën e blertë, teksa fitoi penalltinë nga e cila u shënua edhe goli i Chelseat.

Në lidhje me këtë episod ka folur edhe Bruno Fernandezi, që fillimisht ka kundërshtuar vendimin e arbitrit.

Në prononcimin për “Sky Sports“ pas ndeshjes, mesfushori i “djajve të kuq“ ka zbuluar se i ka komunikuar gjyqtarit se kontakte të tilla janë krejtësisht të zakonshme në Premier League.

“I thashë arbitrit se ky lloj kontakti është në çdo ndeshje në Premier Ligë. Unë nuk e pashë, nuk mund të them nëse ishte e drejtë apo jo. Skoti tha se nuk ishte duke e mbajtur (Brojën).

Nuk e di”, ka thënë Bruno Fernandezi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat