Lewandowski është i frikshëm

Futboll

Lewandowski është i frikshëm

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:41
Lewandowski është i frikshëm

Robert Lewandowski është sulmuesi më në formë në futbollin europian. Shifrat e tij janë sa të pakontestueshme aq edhe kumbuese: polaku ka realizuar 16 gola në 14 ndeshje (11 në La Liga dhe 5 në Ligën e Kampionëve).

Vetëm Erling Haland është në gjendje të përmirësojë rekorde të tilla spektakolare, duke arritur 19 gola në 14 ndeshje.

Nuk ka dyshim se mes polakut dhe norvegjezit do të luhet për “Këpucën e Artë”, pasi pjesa tjetër e të ftuarve në tavolinë duket se jetojnë në dimensione krejtësisht paralele krahasuar me ato të këtyre dy bomberave të mëdhenj.

Duke u ndalur te sulmuesi i Barçës, kontributi i tij për ekipin është aq i padiskutueshëm, saqë edhe sulmuesit e tjerë të skuadrës i bën të ndihen pak keq.

Në fakt, ai ka arritur tashmë 50% të golave të shënuar nga skuadra: 16 nga 32. Dallimet midis Levës dhe pjesës tjetër të sulmuesve janë thjesht të paimagjinueshme.

Ndërkohë, në Spanjë nuk duket se ka konkurrencë. Ai është 4 njësi larg ndjekësit e tij më të afërt: sulmuesi i Espanjolit, Hoselu, dhe sulmuesin e Betisit, Borja Iglesias, me 7 realizime secili.

“Topi i Artë” aktual, Karim Benzema, është edhe më larg polakut, me 5 gola.

I PAPËRMBAJTSHËM – Statistikat e ish-sulmuesit të Bajernit janë edhe më spektakolare nëse e krahasojmë me golashënuesin e mundshëm të skuadrave të tjera të La Ligës.

Në fakt, Levandovski ka më shumë gola se shtatë skuadra të Kategorisë së Parë: Kadiz (4), Elçe (6), Majorka (7), Osasuna (10), Sevija (10), Vajadolid (10) dhe Getafe (10). Por jo vetëm kaq, por barazohet me tre të tjera: Selta (11), Almeria (11) dhe Rajo (11)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat