Broja zgjedh, hapen polemika nga tifozët e Chelseat

Futboll

Broja zgjedh, hapen polemika nga tifozët e Chelseat

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:28
Broja zgjedh, hapen polemika nga tifozët e Chelseat

Mesi apo Ronaldo? Pyetja që prej më shumë se një dekadë vërtitet në gojën e çdo sportdashësi. Edhe sot, kur të dy lojtarët dalëngadalë po lënë fronet e tyre, tifozët vazhdojnë të përcaktojnë më të mirin.

Një pyetje e tillë u është bërë edhe lotarëve të Chelsea.

Një djalosh i vogël ka pritur futbollistët e bluve të Londrës teksa kalonin me makinat e tyre për t’u kërkuar foto dhe autograf. Në fund edhe pyetja e famshme, Mesi apo Ronaldo?

Argjentinasi ishte i preferuari i lojtarëve të Çelsit, me përjashtim të Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar bëri zgjedhjen e tij ajo ishte Ronaldo. 21-vjeçari ishte i vetmi që zgjodhi portugezin, duke u veçuar nga zgjedhjet e shokëve të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat