Ylli i Bayernit: Dua të jem si ai, ju tregoj pse

Futboll

Ylli i Bayernit: Dua të jem si ai, ju tregoj pse

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 15:14
Ylli i Bayernit: Dua të jem si ai, ju tregoj pse

Bayern Munchen do të sfidojë sonte Barcelonën në “Camp Nou” në duelin e Champions League. Jamal Musiala, i cili për momentin është golashënuesi më i mirë i Bayern Munchen në Bundesliga me 6 gola dhe 4 asiste, ka dhënë një prononcim për iberiken AS.

19-vjeçari theksoi se ka parë shumë ndeshje të Barcelonës kur kishte në përbërje emra si Lionel Messi, Andres Iniesti apo Xavi, i cili mban postin e trajnerit të ekipit katalanas.

“I vogël shihja shumë ndeshje të Barcelonës, pasi aty luanin Messi, Iniesta dhe Xavi. Leo dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë lojtarët më të mirë dhe më të fortë për shumë vite me radhë.

Edhe pse e respektoj shumë CR7, unë jam tifoz i Messit. unë dua të jem si ai, më pëlqen të ndjek mënyrën se si është sjellë gjatë gjithë kohës. Leo ka qenë gjithmonë vetvetja, besnik i parimeve të tij”, deklaroi talenti i kampionëve të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat