Ancelotti nuk e mban dot veten

Futboll

Ancelotti nuk e mban dot veten

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 23:26
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ishte shumë i zemëruar pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Gironas, që i lejoi bardhezinjtë të rifitonin epërsinë ndaj Barcelonës, por me vetëm një pikë.

“Nuk më pëlqen të flas për arbitrimin, por sot do ta bëj. Situata e parë është mjaft e qartë, nuk është penallti, sepse Asensio nuk e prek topin me dorë.

Kam folur me Asension dhe ai më thotë që e ka goditur në gjoks. Është e vërtetë që dora e majtë është në pozicion të çuditshëm, nëse e prek topin me dorë mund të ketë dyshim, por thjesht nuk shtyn topin më dorën e tij.

E kanë sajuar. Situata e dytë është pak më e diskutueshme. Rregulli është i qartë, nuk ka pasur kontroll të qartë, por aty mund të jepni mendimin tuaj.

Nuk do ta diskutoj këtë. Ajo që më befason është penalltia, e cila erdhi në një moment të rëndësishëm të lojës, na kushtoi shumë, pas kësaj situate kemi dy pikë më pak në tabelë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat