Në vazhdën e shpërndarjes së policave të sigurimit, Ademi, ka vizituar ambientet e FC Ferizaj

Futboll

Në vazhdën e shpërndarjes së policave të sigurimit, Ademi, ka vizituar ambientet e FC Ferizaj

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 13:22
Në vazhdën e shpërndarjes së policave të sigurimit, Ademi, ka vizituar ambientet e FC Ferizaj

Në vazhdën e shpërndarjes së policave të sigurimit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar ambientet e FC Ferizaj.

Me këtë rast, u bë pranim-dorëzimi i kartelave të sigurimit nga kapiteni i skuadrës, Astrit Fazliu.

Presidenti Ademi në fjalën e tij tha se është i kënaqur me ecurinë organizative të FC Ferizajt, ku u zotua se edhe personalisht do të angazhohet rreth projektit të ndërtimit të stadiumit të ri.

Kujtojmë se policat e sigurimit ishin premtim i Ademit në garën për kryetar të FFK-së, e që gjashtë muaj pas mandatit u realizua pas një përkushtimi të vazhdueshëm disa mujor.

FC Ferizaj e ka falënderuse presidentin Ademi për vizitën dhe punën e madhe që po bëhet në drejtim të ofrimit të kushteve për të zhvilluar futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat