Elozhe edhe rivalit që luan të City

Futboll

Elozhe edhe rivalit që luan të City

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:05
Elozhe edhe rivalit që luan të City

 Virgil Van Dijk ka dhënë një intervistë interesante për “The OverLap”, ku i është përgjigjur pa rezervave pyetjeve nga më të ndryshmet.

Mbrojtësi i Liverpoolit, i pyetur se cili ishte sulmuesi më i vështirë për t’u mbuluar përmendi futbollistin aktual të Milanit, Olivier Giroud:

“Është kënaqësi të përgjigjesh… Ndihesh sikur po e markon, e ke nën kontroll, por ai gjithmonë arrin të shënojë. Ai është “macja ime e zezë”. Ishte kur luante me Arsenalin, Chelsea-n apo Francën…

Kur fituam kampionatin fituam 5-2, i thashë: “Shënove sërish!” Do të thosha që ai shënon gjithmonë kundër meje, është thjesht i bezdisshëm për t’u markuar. Zgjedh atë si më të vështirin.

Kë do të kisha dashur tek Liverpooli? De Bruyne. Ai është i jashtëzakonshëm, thjesht i jashtëzakonshëm. Do të kishim bërë edhe më mire po ta kishim në skuadër”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat