Ramadani shijon golin e parë skocez

Futboll

Ramadani shijon golin e parë skocez

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 23:45
Ramadani

Ylber Ramadani ka gjetur golin e parë skocez.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, u transferua në merkaton e verës nga hungarezët e MTK Budapest tek Aberdeen, ekip me të cilin po zhvillon paraqitje shumë të mira.

Aberdeen fitoi sot 4-1 përballë Hibernian, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi shtëpiak në të gjithë kompeticionet dhe të dytin radhazi me të njëjtin rezultatit. Ramadani tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 61’.

26-vjeçari dardan trefishoi për vendasit falë një goditje fluturimthi me të djathtën. Më pas festë me shokët e skuadrës, me Ramadanin që ia del më në fund të shijojë golin e parë me Aberdeenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat