Son Heung-min u bashkohet të lëndurave të tjerë te Tottenham

Futboll

Son Heung-min u bashkohet të lëndurave të tjerë te Tottenham

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:40
Son Heung

Son Heung-min nuk ka shanse të kthehet në Tottenham para Kupës së Botës, ka deklaruar trajneri Antonio Conte.

Sulmuesi i Koresë së Jugut është lënduar në ndeshjen ndaj Marseille të martën në Champions League. Ai u është bashkuar të lënduarve të tjerë, Dejan Kulusevski, Richarlison dhe Cristian Romero, duke bërë që Conte të jetë pa opsione në tri ndeshjet e mbetura para Botërorit të Katarit. 

"Sot Sonny po operohet. Është për të ardhur keq. Shpresoj që ai të rikuperohet për Kupën e Botës," ka thënë Conte për "Sky Sports". "Kjo nuk është një periudhë e mirë për ne".

Tottenham ndeshet me Liverpoolin të dielën në kuadër të Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat