Newcastle ka gati ofertën për Eden Hazard

Futboll

Newcastle ka gati ofertën për Eden Hazard

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:20
Eden Hazard

Eden Hazard mund të kthehet në Premier League.

Ylli belg, Eden Hazard ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Real Madrid.

Raportime të ‘El Nacional’ bëjnë të ditur se skuadra e Newcastle United po përgatitet ta bëjë transferimin e Hazard.

Hazard mund të kthehet në Premier League, nëse oferta e Newcastle do të përmbush kërkesat e Real Madrid.

Thuhet se ‘Magpies’ janë gati të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e yllit belg.

Mbetet të shihet nëse Reali do ta lëshojë kartonin e Hazard për një çmim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat