Ancelotti shuan polemikat

Futboll

Ancelotti shuan polemikat

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:27
Ancelotti

Carlo Ancelotti foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cadiz. Një ndeshje e rëndësishme për “Los Blancos”, të cilët kanë rënë në minus 5 pikë nga Barcelona: “Do të jetë ndeshja e fundit e një viti të paharrueshëm, me netë magjike.

Duhet ta mbyllim sa më mirë, por edhe të kemi kujtesën e duhur. Benzema? Nuk jam i mërzitur. Ai u përpoq të rikuprohej, por nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë shokët e vet. Nuk ka probleme, është i pari i inatosur që nuk do të arrijë në Kampionatin Botëror në kushtet më të mira”.

Disa fjalë edhe për polemikat e Vinicius: “Jam dakord me të, ai provokohet vazhdimisht. Merr shuplaka, faulle, shtytje. ‘Fair-play’ duhet të jetë gjëja më e rëndësishme në futboll”.

Çfarë duhet të përmirësojë skuadra e tij, që humbi kreun e klasifikimit: “Disfata ndaj Leipzigut na shqetësoi, pjesa tjetër është në rregull. Ne përfunduam të parët në Champions League, edhe pa Benzema dhe Courtois. Nuk kërkoj justifikime, duam t’i lëmë pas vetes javët e fundit duke fituar nesër”.

Humbja e Real Madridit ndaj Rayo Vallecano bëri bujë. Skuadra e Carlo Ancelottit ia ka lënë kryesimin e renditjes Barcelonës dhe shumë fajësojnë trajnerin italian, i cili nuk ka revolucionarizuar skuadrën, pavarësisht se duket qartë se shumë lojtarë tashmë e kanë mendjen te Botërori.

Guti, megjithatë, fajëson edhe klubin, duke qenë se nuk ka një zëvendës të Benzema, i munguar së fundi për shkak të dëmtimit: “Të gjithë e dinim që mund të ndodhte, nuk e kuptoj pse nuk erdhi një sulmues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat