Furlani, CEO i ri i Milanit

Futboll

Furlani, CEO i ri i Milanit

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:06
Furlani, CEO i ri i Milanit

Milan ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Giorgio Furlani si CEO të tyre të re, duke e zëvendësuar Ivan Gazidisin

Gazidis do të largohet nga klubi në dhjetor dhe Milan tashmë kanë lajmëruar zëvendësimin e tij me një komunikatë zyrtare.

“AC Milan dëshiron të njoftojë që Giorgio Furlani është caktuar shef ekzekutiv në vend të Ivan Gazidis në klub, i cili do ta përfundojë mandatin në klub muajin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e kampionëve të Italisë.

“I lindur në Milan dhe një milanist i përjetshëm, Furlani ka shërbuar si anëtar i bordit të drejtorëve të AC Milan që nga viti 2018 dhe ka luajtur një rol thelbësor në suksesin e klubit gjatë pronësisë së Elliott Advisors, nga e cila pozitë është dorëhequr tashmë për ta marrë pozitën e CEO-së në AC Milan”.

“Dëshiroj ta falënderoj Gerryn dhe ekipin e RedBird që ma dha mua nderin e madh ta udhëheq këtë klub të cilin e dua, derisa ne do të fillojmë ta dërgojmë atë në fazën tjetër, atë të ringjalljes”, ka thënë ndër të tjera Furlani.

“Mezi pres të punoj me kryetarin Scaroni, Paolo Maldinin, Stefano Piolin dhe tërë lidershimin e klubit: së bashku, besoj që ne do të arrimë suksese të mëdha, si brenda ashtu edhe jashtë fushës në vitet që vinë. Forca Milan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat