Messi dhe makthi Francë që tronditi Botërorin

Futboll

Messi dhe makthi Francë që tronditi Botërorin

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:24
Messi

Në Botërorin 2018, rrugëtimi i Argjentinës përfundoi në fazën e 16-shes për shkak të humbjes 4-3 ndaj Francës.

Dy kombëtaret mund të kryqëzojnë sërish fatin e tyre në Katar. Djemtë e Scalonit përfshihen në grupin C, ndërsa Mbappe dhe shokët e tij janë pjesë e grupit D.

Skuadrat që kalojnë fazën e grupeve të këtyre dy grupeve do të kryqëzohen në fazën e 16-shes. Një mundësi që Lionel Messi nuk dëshiron ta mendojë.

Në një intervistë për Olè, kampioni argjentinas deklaron se, “do të ishte gabim” të mendohej një përplasje me francezët apo danezët (gjithashtu të përfshirë në grupin D).

“Duhet të mendojmë për ndeshjen e parë dhe të fillojmë me një fitore”, tha Messi.

"Është thelbësore të fillojmë mirë, të bëjmë tre nga tre (kundër Arabisë Saudite, Meksikës dhe Polonisë). Kjo të jep paqe mendore për të ardhmen. Në Kupën e fundit Botërore para se të largoheshim, ne ishim në vendin e pare. Ishim të kualifikuar për në fazën eliminatore, po mendonim për kryqëzimet dhe në fund gjithçka shkoi ndryshe. Në Kupën e Botës”, përfundon Messi.

“Ka gjithmonë gjëra që nuk mund t'i imagjinoni, të cilat apriori janë të çuditshme. Duhet të mendojmë për ndeshjen e parë”, theksoi asi argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat