Nga pjesëmarrja deri te fituesi, sa përfitojnë kombëtaret në Botërorin e Katarit?

Futboll

Nga pjesëmarrja deri te fituesi, sa përfitojnë kombëtaret në Botërorin e Katarit?

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:59
Nga pjesëmarrja deri te fituesi

Gjithçka është gati për nisjen e Botërorit, i cili do të përcaktojë kampionin e ri të botës pas Francës, e cila doli fituese nga edicioni i 2018-ës në Rusi.

Krahas rezultatit prestigjioz sportiv, federatat po shikojnë me interes edhe çmimet që FIFA do të ndajë për pjesëmarrjen në event. Siç raportohet në raportin vjetor të “FIFA 2020”, çmimi i parave për Kupën e Botës që do të luhet në Katar do të arrijë në 440 milionë dollarë (pak mbi 425 milionë euro, sipas kursit aktual të këmbimit).

Rekord historik negativ/ Kombëtarja shqiptare një vit pa fitore! Çfarë do ndodhë me Edy Reja-n

Kjo shifër do të shpërndahet proporcionalisht ndërmjet ekipeve kombëtare pjesëmarrëse, në bazë të rezultateve që do të mund të arrijnë në garë. Çdo kombëtare do të marrë 1.5 milionë dollarë para fillimit të kompeticionit, si shumë për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes për Botërorin.

Më pas, ata që nuk arrijnë të kalojnë fazën e grupeve, pra skuadrat e klasifikuara nga vendi i 17-të në 32-të, do të marrin 9 milionë dollarë. Midis bonusit fillestar dhe kësaj shifre, shuma minimale për çdo kombëtare do të jetë e barabartë me 10.5 milionë dollarë.

Nga komploti i Bin Laden për të vrarë Beckham, tek rrëmbimi i Cruyff/ Historitë e “errëta” të Kupës së Botës

Shifra përfundimtare rritet me kalimin e raundeve, duke shkuar nga 13 milionë për çdo kombëtare të eliminuar në 1/16 deri në 42 milionë dollarë (43.5 milionë duke marrë parasysh bonusin për të mbuluar kostot) për ata që do të kurorëzohen kampionë të botës.

VIDEO/ Intervista e bujshme ”thyen” miqësinë e Ronaldos me Bruno Fernandes, sulmuesi i mban qëndrim CR7-ës

Më poshtë, të gjitha shifrat që do të grumbullojnë kombëtaret, të ndara me çdo raund të kompeticionit në të cilin do të eliminohen:

Vendi i 17-të deri i 32-ti: 144 milionë dollarë (9 milionë dollarë për ekip)

Vendi i 9-të deri te i 16-ti: 104 milionë dollarë (13 milionë dollarë për ekip)

Vendi i 5-të deri te i 8-ti: 68 milionë dollarë (17 milionë dollarë për ekip)

Vendi i katërt: 25 milionë dollarë

Vendi i tretë: 27 milionë dollarë

Vendi i dytë: 30 milionë dollarë

Vendi i parë: 42 milionë dollarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat