Ronaldo nuk përfiton asgjë nga United

Futboll

Ronaldo nuk përfiton asgjë nga United

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 19:57
Ronaldo

Gjiganti anglez, Manchester United dhe superylli, Cristiano Ronaldo kanë shkëputur sot kontratën me efekt të menjëhershëm.

Intervista bombastike e Ronaldos me Piers Morgan u bë shkaktar që aventura e yllit portugez të përfundoj e hidhur me Manchester United.

Pavarësisht se kishte edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij me United, Ronaldo zyrtarisht nga sot është lojtar i lirë, respektivisht pa klub.

Po ashtu, siç bëhet e ditur nga “Daily Mail Sport”, Ronaldo nuk ka përfituar asgjë nga Manchester United pasi që klubi ia shkëputi kontratën gjashtë muaj para se ajo të përfundonte.

Ronaldo largohet nga Manchester United pa përfituar asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat