Përballja ndaj Kanadasë

Futboll

Përballja ndaj Kanadasë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Përballja ndaj Kanadasë

Në një grup ku Belgjika dhe Kroacia ishin favorite për të shkuar më tej, surpriza e madhe ka qenë Maroku. Afrikanët vijnë në takimin e fundit në grup përballë Kanadasë së eliminuar me shanset më të mëdha për të shkuar më tej.

Skuadrës së drejtuar nga Valid Regragui i duhet të shmangë humbjen me Kanadanë për t’u kualifikuar për në 1/8-at e finaleve, duke lënë kështu jashtë një ndërmjet Belgjikës e Kroacisë, që do të përballen sot mes tyre.

Madje, Maroku mund të shkojë më tej edhe në rast të një humbjeje me jo më shumë se me dy gola kundër Kanadasë, por me kushtin që Belgjika të mos fitojë përballë Kroacisë.

Po ashtu, Maroku mund të kalojë më tej edhe në rast të një humbjeje minimale ndaj Kanadasë, por në këtë rast duhet që Belgjika të mundë me diferencën golash Kroacinë.

Kombinime të shumta i çojnë “Luanët e Atlaseve”, por me sa duket ata do të tentojnë deri në fund pse jo dhe vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat