Scaloni: Asnje ekip nuk e ka të lehtë kur Messi “zemërohet”

Futboll

Scaloni: Asnje ekip nuk e ka të lehtë kur Messi “zemërohet”

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:26
Scaloni

Në konferencën për shtyp, pas fitores së vuajtur me penallti kundër Hollandës, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni foli disa fjalë drejtuar teknikut hollandez, Louis van Gaal.

Në fjalën e tij, Scaloni tha se asnjë ekip nuk e ka të lehtë kur Messi zemërohet.

“Nuk do t’i jap këshilla Van Gaalit, por nuk është e lehtë nëse e bëni Messin të zemërohet.

Është emocionuese për të parë Leon duke u shprehur kështu, shfaqja e tij na emocionoi.

Ai u ndje pak i sulmuar, por tregoi se është më i miri i të gjitha kohërave”,- tha trajneri i “Albiceleste” për kapitenin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat