Vinicius: Brazili do të pushtojë botën në vitin 2026, mbani mend këtë

Futboll

Vinicius: Brazili do të pushtojë botën në vitin 2026, mbani mend këtë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:20
Vinicius

Vinicius Junior foli pas eliminimin të Brazilit nga Kupa e Botës 2022.

Kombëtarja braziliane u largua nga turneu në fazën e 1/4 finale, duke humbur ndaj Kroacisë në penallti.

“Kam qarë në fushë, kam qarë në dhomat e zhveshjes, kam qarë vetëm në avion, kam qarë kur jam kthyer në shtëpi dhe do të qaj sa herë të mendoj sa afër kemi qenë… Dita më e keqe e jetës sime, pa dyshim. Unë jam shumë i mërzitur.

Por unë e dua futbollin dhe do të më japë mundësi të reja për ta rikthyer Brazilin atje ku meriton të jetë, në majë.

Planet e Zotit janë shumë më të mëdha se tonat. Do të kthehemi më të fortë se kurrë.  Brazili do të pushtojë botën në vitin 2026, mbani mend këtë”, ka shkruar anësori i Real Madridit dhe Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat