Zanetti: Jam shumë i lumtur për Lautaron

Futboll

Zanetti: Jam shumë i lumtur për Lautaron

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 17:58
Zanetti

I ftuar në studiot e ESPN, zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti foli për penalltinë vendimtare në ndeshjen ndaj Hollandës, e cila u shënua nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Zanetti u shpreh shumë i lumtur për golin e “El toro”-s, sidomos për periudhën e vështirë që argjentinasi, po kalonte para portës.

“Jam shumë i lumtur për të. Ai nuk po kalonte një moment të thjeshtë, mendoj se ishte shumë e rëndësishme për të që të shënonte penalltinë vendimtare.

Jam i sigurt se ai do të vazhdojë të jetë i pranishëm në momentet vendimtare”,- u shpreh legjenda e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat