Kampioni argjentinas shpjegon edhe “vdekjen” e Tiki-Takas

Futboll

Kampioni argjentinas shpjegon edhe “vdekjen” e Tiki-Takas

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 12:02
Kampioni argjentinas shpjegon edhe “vdekjen” e Tiki-Takas

Jorge Valdano, kampion bote me Argjentinën e epokës së Maradonës (1986), ka dhënë një intervistë për “TyC Sports”, ku ka analizuar atë që po ndodh në këtë Botëror, në Katar. 67-vjeçari u ndal te roli i përfaqësueses bardhekaltër dhe te dështimi i Spanjës.

“Messi po tregon esencën e futbollit. Ai është më i lidhur se kurrë me njerëzit dhe tregon karakterin që ka pasur gjithmonë. Ai po bën Maradonën në këtë Botëror. Jam i mrekulluar nga Messi që nga dita e parë që e pashë. Messi ka 20 vjet që është gjeni. Kush nuk e do Messin, nuk e do futbollin”, ka shpjeguar Valdano.

Për gjysmëfinalen kundër Kroacisë, ai komentoi: “Është një ekip me pjekuri të madhe”. Veç kësaj, nga kroatët, Valdano vlerësoi mbi të gjithë Luka Modricin: “Është një lojtar që të emocionon kur e sheh”.

Spanja u eliminua nga Maroku pas goditjeve të 11-metërshave që në fazën e 18-ave, sikurse ndodhi në Botërorin e Rusisë, një paraqitje që ka vënë sërish në dyshim të ardhmen e “La Rojas”.

“Spanja duhet të rishikojë projektin e futbollit. Tiki-taka ishte një zgjidhje e bekuar, por vdiq me një mijë pasimet këtu (duke iu referuar Botërorit të Katarit) siç vdiq me një mijë pasime në Rusi.

Spanja nuk kishte lojtarë që bëjnë diferencën dhe që peshojnë në zonën e kundërshtarit. Disa futbollistë “bien në dashuri” me pasimet në krah dhe nuk rrezikojnë aq shumë. Ndoshta disa nga të rinjtë e Spanjës do të bëhen të jashtëzakonshëm në Kupën tjetër të Botës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat