Lëndimi i Brojës e detyron Chelsean të kërkojë një sulmues të ri në janar

Futboll

Lëndimi i Brojës e detyron Chelsean të kërkojë një sulmues të ri në janar

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 18:20
Yllit shqiptar, Armando Broja

Yllit shqiptar, Armando Broja është konfirmuar se i nevojitet operimi në gjurin e tij të djathtë, pas këputjes së ligamenteve në ndeshjen miqësore kundër Aston Villas.

Broja raportohet se e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, ku besohet se pritet të jetë jashtë fushave për të paktën gjashtë mua.

Si pasojë e lëndimit të Brojës, Chelsea tani është i gatshëm që të nënshkruajë me një sulmues të ri në muajin janar, sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano.

Chelsea veçse e kishte konsideruar mundësinë e transferimit të një sulmuesi të ri gjatë muajve të fundit, ndërsa ky interesim tani është bërë konkret pas lëndimit të Brojës.

Bisedimet do të fillojnë për të gjetur opsionin më të mirë gjatë merkatos së janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat