Mandzukic u përjashtua me të kuq në përballjen mes Argjentinës e Kroacisë

Futboll

Mandzukic u përjashtua me të kuq në përballjen mes Argjentinës e Kroacisë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 23:06
Mario Mandzukic

Asistenti i trajnerit të Kroacisë, Mario Mandzukic u përjashtua gjatë humbjes së kombëtares së tij në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Pas një starti jo të mirë të lojës, Argjentinës iu akordua një penallti pasi që sulmuesi i Manchester Cityt, Julian Alvarez u pengua nga portieri i Kroacisë, Dominik Livakovic në minutën e 34.

Livakovic u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen e rrezikshme, kurse mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic po ashtu u ndëshkua me të verdhë për shkak të protestave të tij.

Por, gjyqtari i ndeshjes vendosi që asistenti i trajnerit, Mandzukic të merrte një dënim më të rëndë.

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, i cili shënoi golin e fitores kundër Anglisë në kohën shtesë gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës 2018, u përjashtua me të kuq nga gjyqtari italian, Daniele Orsato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat