Atletico synon ta transferojë me parametër zero

Futboll

Atletico synon ta transferojë me parametër zero

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:47
Atletico synon ta transferojë me parametër zero

Atletico Madrid po studion merkaton aty ku synon të përforcohet me një mbrojtjes.

Objektivi i drejtuesve të “Los Colchoneros” është Calar Soyuncu që aktivizohet me Leicester në Premier League teksa avantazhi i “Rojiblancos” është fakti se lojtarit turk i përfundon kontrata në 30 qershorin e verës së ardhshme.

26-vjeçari është vërtet shumë pranë spanjollëve teksa ekziston edhe opsioni që Soyuncu të transferohet në Ëanda Metropolitano në merkaton e janarit, gjithnjë nëse nga Atletico largohet një prej mbrojtësve Felipe apo Hermoso.

Transferimi i Soyuncu në organikën e trajnerit Diego Simeone do të “ndizte” konkurrencën për një vend në qendër të mbrojtjes teksa në atë pozicion luajnë edhe Savic me Gimenez. Soyuncu është pjesë e Leicester prej vitit 2018, teksa më parë aktivizohej në Bundesliga me fanellën e Freiburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat